Telegrafi

PSP propozon mbi 1500 prova kundër Sead Koçan dhe të akuzuarve tjerë në “Trust”

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka propozuar 1560 prova kundër afaristit Sead Koçan dhe të akuzuarve tjerë në lëndën “Trust”.

Mes tyre ka edhe tre biseda telefonike. Dy të cilat nuk janë publikuar jamë mes ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe ish-drejtorit të ELEM, Vllatko Çinkovski, ndërsa e treta e cila është publikuar është mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Vllatko Çinkovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prova PSP ka dorëzuar edhe faktura, marrëveshje, pagesa dhe evidencë kontabiliteti.

Gjykatësja në seancën e sotme refuzoi propozimin e mbrojtjes që tre “bombat” të mos përdoren si dëshmi dhe pranoi propozimin që CD nga llogaritë bankare të mos pranohen si dëshmi në procedurë.

Seanca e radhës është planifikuar për më 30 nëntor, në të cilën do të dëshmojë Vasil Ristovski, drejtues i firmës “Sileks Nemetali”./Telegrafi/