Site icon Telegrafi

PSP po përgatit një procedurë të re parahetimore për Media Print Macedonia

Prokuroria speciale publike ka hapur edhe një procedurë parahetimore për rastin e Media Print Macedonia (MPM), kompani e cila deri kohë më parë i botonte tre gazetat ditore “Dnevnik”, “Vest” dhe “Utrinski”.

Sipas informatave, kjo procedurë parahetimore ka qenë e hapur para dhjetë ditësh dhe ka qenë e orientuar kah vërtetimi i llogarive të dyfishta nga çasti kur kompania ka qenë e shitur nga gjiganti mediatik gjerman “WAZ” te afaristë vendas.

Ky është procesi i dytë parahetimor i PSP-së në MPM. E para ishte në muajin shkurt të këtij viti kur hetohej marketingu falas i OBRM-PDUKM-së që asokohe ishte në pushtet./Telegrafi/

Exit mobile version