Inspektues të Prokurorisë Speciale Publike sot përsëri e kanë inspektuar punën e përgjegjësve në ‘REK Manastir’. Më parë, inspektuesit e PSP-së e vizituan këtë kombinat energjetik më 5 tetor 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i dytë i PSP-së përsëri kanë hyrë në drejtorinë e qumshtores së Manastirit. Nga PSP nuk zbulojnë detaje në lidhje me shpjegimin se punët për procedurë parahetimore janë të lidhura me gjetjet nga bisedat e përgjuara. /Telegrafi/