Site icon Telegrafi

PSP: Për vendimin e arrestimit të Koçan u njoftuam nga mediat

Prokuroria Speciale Publik përmes një reagimi me letër ka demantuar pohimet në opinion dhe në një pjesë të mediave se për shqiptimin e masës për arrest të të dyshuarit Sead Koçan në lëndën “Trust” e kanë marrë përmes telefonit nga gjykatësja e cila ka pranuar ankesën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Manevski: Vendimi për arrest të Koçan është kundërligjor

“Për faktin se është sjellur vendim pas ankesës së PSP-së dhe se është shqiptuar masa e paraburgimit për personin e dyshuar në rastin “Trust” jemi njoftuar nga mediat. Në mënyrë që të kontrollojmë nëse vërtetë është sjellur vendim nga gjykata, kontaktuam gjykatësen që udhëheq me Këshillin Penal, e cila na paralajmëroi se është sjellur vendim pas ankesës dhe se vendimi do të shqyrtohet edhe më tej”, thuhet në reagimin e PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version