Prokuroria Speciale “zeron” e paraburgimeve nga Gjykata Penale do të mundohet ta përmirësoj në Gjykatën e Apelit. Gjykata e shkallës së dytë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë në fokusin e opinionit.
Nëse gjatë fundjavës në rolin kryesorë ishin kolegët e tyre nga Penalja, tani gjykatësit e Apelit do të duhet t’i revidojnë vendimet e kolegëve të tyre nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Ekipi i Katica Janevës paralajmëroi se janë duke u përgatitur ankesat ndaj masave të buta të gjykatës Penale.
Procedura parasheh që pas ankesës së PSP-së mos caktimin e masës së paraburgimit, Apeli ka afat prej 2 ditëve të vendos se kush ka të drejtë. Vallë Penalja që nuk ka shqiptuar ose Specialja që ka kërkuar paraburgim?
Me lejen e Gjykatës Penale, paraburgim nuk ka për ish kryeministrin, Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer.