Prokuroria Speciale Publike e cilia si institucion buron nga Marrëveshja e Përzhinos pas një periudhe të caktuar sot njoftoi në konferencë për shtyp se nuk ka ndonjë hetim të radhës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot nuk do të publikojë të dhëna për ndonjë hetim të ri. Kjo u bë e ditur nga prokurorja speciale, Lençe Ristoska, e cila bëri të ditur se qëllimi i konferencës është informimi, bazuar në dispozitat ligjore, duke mos dëmtuar aspak hetimet.
Konferenca mbahet për t’u përgjigjur pyetjeve të cilat i kanë adresuar nga opinioni publik, pyetje që ndërlidhen me vendimin e kryetarit Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.
Me këtë rast, Ristoska deklaron se për PSP-në, çdo person i hetuar, konsiderohet i pafajshëm, derisa nuk tregohet e kundërta, me vendim gjyqësor, ndërkaq, në lidhje me kryetarin Ivanov, PSP-ja pret, që Ivanovi të veprojë sipas obligimeve që ia përcakton ligji, mirëpo për PSP-në drejtësia nuk mund të ketë qasje të pjesërishme, ashtu siç kryetari ka tërhequr vendimin e tij.
Prokurorja Ristoska, deklaroi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga kryetari Ivanov, se ku i ka marrë informacionet për personat të cilët janë nën hetime nga kjo prokurori. Ata shpresojnë që së shpejti të kenë një përgjigje konkrete.
Njëherit, Ristoska bëri të ditur se deri tani ka 7 procedura hetimore ndaj 60 personave, kurse procedurat parahetimore janë në rritje e sipër. Për të mos dëmtuar procesin, PSP-ja nuk do të jep detaje.
Procedurat parahetimore më tepër lidhen me çështje financiare, që kërkojnë një kohë më të gjatë për të arritur në përfundim të saktë.
Ristoska poashtu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shpenzimet dhe buxhetin e PSP-së.
Të gjitha pagat në Prokurorinë Publike Speciale llogariten sipas ligjeve dhe nuk e tejkalojnë këtë kornizë, tha Lençe Ristoska, zëdhënëse e PSP-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me shpenzimet e prokurorisë, Ristoska u përgjigj se ata janë brenda kornizave të buxhetit të caktuar e sjellur si Ligj në parlament, për çka do të vijojë raporti nga PSP përmes planit financiar para deputetëve.
Ristoska konfirmoi se prokurorët marrin përfitime shtesë për të cilat ekzistojnë fatura tatimore.
‘Shpenzimet janë në kuadër të planit financiar të miratuar nga Parlamenti dhe nuk i tejkalon këto kufizime. Në planin financiar do ketë edhe shpenzime për objektet të cilat janë të vendosur, dhe nga shtatori do të punojmë në objektin e ri’, njoftoi Ristoska.
Rikujtojmë oponionin se ky rast është i pesti me radhë në fokus të PSP-së, të cilët ende nuk kanë epilog. /Telegrafi/