Telegrafi

PSP nuk mund ta di se ku është Kamçevi, por ka mbikëqyrje për çdo ndryshim në kompanitë e tij

Hetimi për çështjen “Perandoria”, në të cilën akuzohet edhe biznesmenin Orce Kamçev, u pezullua pas miratimit të një mendimi paraprak juridik dhe për këtë arsye është i nevojshëm sa më shpejt që të jetë e mundur të miratohet ligji i ri për Prokurorinë Publike, deklaroi prokurorja publike, Lile Stefanova.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. Vetëm dispozitat e reja që do t’i përshtaten PSP-së dhe do t’i japin Prokurorisë Publike të rregullt të drejtën të ndërmarrë të gjitha veprimet në këto raste”, tha Stefanova.

E pyetur nëse monitorohet pasuria e Kamçevit dhe a ka ngrirje të pronës, Stefanova tha se gjithçka është e ngrirë dhe asgjë nuk është shkrirë.

“Ne kemi informacione për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Jordan Kamçev, si ish-drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit, dhe jemi duke ndërmarrë veprime ligjore që mund të ndërmarrim në këtë kohë”, tha Stefanova./Telegrafi/