Telegrafi

PSP merr dëshmi në errësirë, për shkak të problemeve me energjinë

Sot pasdite në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) nuk ka pasur energji elektrike dhe dëshmitarët janë marrë në pyetje në errësirë, mëson Nova TV. Ndërprerja ka qenë e shkurtë, por i vetmi lokacion ka qenë pa energji elektrike, pasi objektet përreth nuk kanë pasur probleme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

EVN është përgjigjur se problemi ka qenë për shkak të mbingarkesës dhe harxhimeve të mëdha, por nuk kanë pasur shpjegime pse në objektet tjera ka pasur energji.

Dhoma për dëshmitarët është e izoluar dhe pa dritare. Ndërsa sot në PSP janë marrë në pyetje dëshmitarët e fundit, disa prej tyre edhe kyç për akuzat që pritet të ngrihen deri në fund të javës./Telegrafi/

Lexo po ashtu PSP-ja nesër ”godet” për së fundi herë