Telegrafi

PSP liron çmimin për Evropë

Mirëpo, një lirim i tillë nuk ka ndodhur për blerësit e konsolës PSP në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ata të frustruar për këtë diskriminim pyesin veten nëse ky vend është ende pjesë e Evropës.

Përfaqësuesit e kompanisë Sony thonë se lirimi i çmimit për konsolën ka ardhur si pasojë e fluktuimeve në kursin e këmbimit të euros ndaj jenit japonez.

Ndërsa ekziston edhe një arsyetim për mos lirimin e çmimit të konsolës për Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se dallimet e kursit të këmbimit nga paundi britanik në euro, dhe i euros në jenin japonez, ka bërë të pamundur lirimin e kostos për konsolën më të famshme të lojërave për momentin.

Megjihatë, për fansat shqiptar të konsolës PSP është e mundur që çmimi të jetë më i lirë, nëse ajo blihet në ndonjërin prej 26 shteteve të Evropës, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar. / Telegrafi /