Telegrafi

PSP: Kuvendi duhet ta vazhdojë afatin prej 18 muajve që ti përfundojmë procedurat hetimore

Prokuroria speciale publike pret nga institucionet relevante, respektivisht nga Kuvendi, që ta shohin nevojën për ndryshim të Ligjit për PSP dhe ta zgjasin afatin prej 18 muajve për përfundimin e procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave kundër të dyshuarve, kanë thënë për Meta nga PSP, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre afati prej 18 muajve nuk korrespondon me mundësitë reale dhe hetimin objektiv të të gjithë përmbajtjeve të siguruara përmes përgjimeve të paligjshme.

„Kjo prokurori publike vazhdimisht bën me dije për mospërputhjen e afatit me mundësitë reale për hetim të tërësishëm dhe objektiv të të gjithë përmbajtjeve të cilat burojnë ose kanë të bëjnë me komunikimet e ndjekura në mënyrë të paligjshme dhe në këtë drejtim presim nga institucionet relevante ta shohin nevojën për ndryshim të rregullimit ligjor, që është në interes të gjithë qytetarëve të  Maqedonisë “, thuhet në përgjigjet e PSP.

Në pyetjen e Meta nëse pas dëgjimit të më tepër personave gjatë këtyre dy javëve, së shpejti mund të priten edhe akuzat e para për rastet të cilat i ka hapur PSP, nga atje kanë thënë se fillimisht duhet të përfundojnë të gjithë procedurat hetimore dhe të dëgjohen të gjithë dëshmitarët./Telegrafi/