Nesër përfundon pushimi për gjykatësit, me çka do të vazhdojnë gjykimet për lëndët e Prourorisë Speciale.
Për nesër është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Titanik”, e cila udhëhiqet nga prokurorja Lile Stefanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Stefanova është kompetente edhe për rastin “Perandoria”, ndërsa për të martë është ftuar në Prokurorinë Themelore për të dëshmuar, pasi ditë më parë tha se prokurorja në dorëheqje Katica Janeva ka kërkuar që të mbyllet kjo lëndë dhe të dyshuarit të mos shkojnë në burg.
Se a do të ndikojë rasti “Haraçi”, i cili së fundi i publikua nga Prokuroria Themelore, në lëndët tjera të PSP-së, pritet të shihet ditëve në vazhdim./Telegrafi/