Për momentin në kabinetin e Vlladimir Pançevskit, ish-kryetar i Gjykatës Penale, Prokuroria Speciale dhe Ministria e Punëve të Brendshme, po kryejnë kontrolle.
Sipas Nova TV, kontrolle ka edhe në shtëpinë e tij, por akoma nuk dihet se cila është lënda e kontrolleve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pançevski për katër vite ka qenë kryetar në Gjykatën Penale, ndërsa sipas listës së pronësisë të dorëzuar në Komisionin për antikorrupsion, ai është gjykatësi më i pasur në vend.
Pançevski në vitet e kaluar, pasi u formuar PSP-ja zakonisht është akuzuar si ndihmues i pushtet dhe pengues në rastet e PSP-së./Telegrafi/