Prokuroria Speciale, e cila de fakto nuk funksionon, për “Deutche Welle”, informon se të shpërblimet për konfidencialitet të cilat kanë marrë prokurorët nuk ishin më të larat nga vendet e rajonit dhe se ish-prokurorja speciale, Katica Janeva ishte ajo e cila i ka caktuar.
Burimet nga PSP konfirmojnë se shuma e pagesës të bonuseve vareshe nga vëllimi dhe rëndësia e detyrës, si dhe rëndësia e lëndës, gjegjësisht materialeve me të cilët ishte në kontakt një prokuror nga PSP.
“Duke pasur parasysh profilin e personave nga bisedimet dhe mundësi jashtëzakonisht e madhe për të kompromentuar edhe njerëzit edhe përmbajtjen e bisedave, është e qartë se besimi është një element thelbësor i pranimit të punonjësve, paralelisht me formimin e pozicionin e duhur të punës për secilin punonjës. Mënyra e mbrojtjes së bisedës nga mos shpërndarja rregullohet nga akte të brendshme, duke përfshirë marrëveshje konfidencialiteti midis PSP dhe secilit punonjës. Do punonjës merr një shumë monetare për respektimin dhe përmbushjen e asaj kontrate, në varësi të llojit të bisedave të përgjuara që prek ai.
Pagesa për konfidencialitetit ishte afërsisht 21.500 euro gjatë një viti, që do të thotë, për një periudhë prej katër vjetësh mbi këtë bazë, prokurorët e PSP-së morën gjithsej rreth 90.000 euro, pa Prokurorin Special Publik, i cili ka marrë shumë më të madhe./Telegrafi/