Prokuroria Speciale Publike dje, pas marrjes në pyetje të kryetarit të Manastirit Vlladimir Taleski, ka kërkuar nga Njësia në Shkup që t’i vazhdohet burgi shtëpiak të cilit i është vendosur më 16 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Marrja në pyetje e Taleskit dje zgjati dy orë e gjysmë. Ai në PSP arriti pikërisht në ora 12:00 të ditës me përcjellje të policisë së bashku me avokatin e tij Nikolla Dodovski, por pa pranga. Taleski akuzohet për rastin ‘Transporter’ për keqpërdorimin e tenderit të transportit të nxënësve të shkollës në Komunën e Manastirit. /Telegrafi/