PSP deri tek Këshilli për vërtetimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për mbajtje të përgjegjësisë, ka ngritur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë për gjykatësen Monika Bahçovanovska – gjykatëse pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Monika Bahçovanovska, e cila është gruaja e ish-funksionarit të OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Bahçovanovski, refuzoi të pranon “bombat” si dëshmi në rastin “Tifani”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Bahçovanovska, përveç në lëndën “Tifani” vlerëson aktet prokurore edhe në lëndët “Titanik”, “Tortura” dhe “Lëndina”./Telegrafi/