Prokuroria Speciale Publike do të dorëzojë kërkesë deri tek gjykata për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin Sasho Mijallkov, i akuzuar në lëndën “Perandoria”, njoftojnë nga institucioni për “Makfax”. Sasho Mijallkovit i përfundon nesër masa e arrestit shtëpiak.
Gjykata e Apelit vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë për Jordan Kamçev, Cvetan Pandelevski dhe Nenad Josifoviq.
Nga Gjykata Penale njoftojnë se nuk iu është vazhduar masa e paraburgimit Teodor Mirçevskit dhe Zorica Arsovskës sepse PSP nuk ka dorëzuar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak./Telegrafi/