Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Tarifa” ku të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it dhe dy persona tjerë, PSP kërkuan që të shpallet aktgjykimi për këtë lëndë, pasi sipas tyre, keqpërdorimi i detyrës zyrtare nuk është vepër naive e cila mund të tolerohet.
Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare për blerje joligjore të softverëve për nevojat e kompanisë ELEM dhe kanë shkaktuar dëm në buxhetin e kompanisë shtetërore deri 456 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca e sotme gjyqësore është inçizuar me kamerë, ndërsa është udhëhequr nga gjykatësja Gavrilova Evfemova./Telegrafi/