Telegrafi

PSP: Kemi hapur 130 procedura parahetimore, edhe për Nikolla Mlladenovin

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në një intervistë për TV24 njoftoi se PSP-ja ka hapur 130 procedura parahetimore, mes të cilave edhe për vdekjen e Nikolla Mlladenov, për televizionin A1 dhe “Shkupi 2014”.

“Lënda për A1 është në procedurë parahetimore. Hetimet janë të gjata, duhet të analizohen. Do të ketë konferencë publike kur do të vensoet. Ka bisedime për themelimin e A1 dhe ne po punojmë në këtë lëndë. Kemi procedurë parahetimore edhe për vrasjen e Nikolla Mlladenovit, ndërsa më shumë detaje nuk mund të jap”, tha Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria Speciale njoftoi se ka hapur edhe tre lëndë tjera me emrat “Regjistrimi”, “Të fortët” dhe “Aktorët”, ku edhe pritet të dorëzojnë aktakuzat e para./Telegrafi/