Site icon Telegrafi

PSP: Kemi frikë se janë duke u asgjësuar dokumenta për kompani të dyshimta për pastrim parash

Nga Prokuroria Speciale Publike konfirmojnë se hetuesit e tyre të mbështetur edhe nga policia janë prezent para ndërtesës së Bankës Popullore të Maqedonisë, për shkak të vendimit gjyqësor për marrjen e dokumenteve nga Regjistri Qendror i Maqedonisë.

Nga burimet jozyrtare të gazetës “Focus”, Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar dokumentacionin e caktuar për të verifikuar krimin e dyshuar me pastrimin e parave me anë të firmave të dyshimta, por Regjistri qendror dhe institucione të tjera nuk kanë pranuar të bashkëpunojë me ekipin e Janevës duke dërguar letër tek PSP që kërkesa e tyre ishte e paqartë.

Hetuesit e prokurorisë dhe policia do të qëndrojnë para godinës së BPM-së deri kur edhe pritet të fillojnë me punë të punësuarit në Regjistrin Qendror, për  të parandaluar çdo tentim për asgjësimin e dokumenteve që mund të jenë lëndë interesi për Prokurorinë Speciale. Portali Libertas thotë se të punësuarve në Regjistrin Qendrorë në Shkup ju është thënë të mos vijnë në punë./Telegrafi/

Exit mobile version