Prokuroria Speciale Publike ka kryer më shumë se dhjetëra hetime dhe pret deri në fund të muajit të sjell vendime prokurorie: Padi ose zbrapsje të procedurës. Siç bën të ditur Makfax nga burime të afërta me PSP-në , pjesa më e madhe e të dyshuarve tani më i kanë pranuar lajmërimet për hetimet e kryera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe në hetim janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Ilija Dimovski, Kiril Bozhinovski dhe tjerë, por do të tentohet që gjatë ditës t’u dorëzohen.
Për sot janë të thirrur edhe një pjesë e të dyshuarve në rastin ‘Talir’, për financim të partisë politike OBRM-PDUKM, kurse ata që nuk kanë marrë paralajmërime , do të merren në pyetje ditë e hënë.
Mes hetimeve të kryera janë të gjithë rastet e mëdha, në të cilët PSP ka punuar siç janë: ‘Titanik’, ‘Fortesa’, ‘Trdina’, ‘TNT’, ‘Tortura’, ‘Total’, ‘Tifani’, ‘Trajektorja’ dhe raste tjera.
PSP deri më tani ka sjellur akuza për tri raste: Dhuna në Komunën Qendër, Fortesa 2 si dhe Transporter, ku në dy të parat tani më janë në procedurë gjyqësore. /Telegrafi/