Prokurorja Speciale, Katica Janeva, në një emision në TV Telma ka folur për akuzat se PSP është shndërruar në instrument politik të qeverisë.
Ajo tha se këtë me kohë do ta mohojnë, duke shtuar se PSP tanimë ka hapur procedura parahetimore për funksionarë të qeverisë aktuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të ishte ligji për mbrojtje të dëshmitarëve, do të mund ta mbronim shumë Kosta Krpaçin. Për momentin kemi rreth 100 procedura parahetimore. Disa prej tyre edhe do t’i mbyllim, pasi kemi dëshmi. Kur të vijë koha që këto procedura parahetimore t’i kthejmë në akuza, atëherë këto lëndë do t’i dorëzojmë tek kolegët tonë në Prokurorinë Themelore”, tha Janeva.
Janeva deklaroi se po udhëheqin procedura parahetimore për rastet “Monstra” dhe “Lagja e Trimave”, por tregoi se kur do të mbarojnë./Telegrafi/