Telegrafi

PSP ka dëshmitarë që do të tregojnë se janë vjedhur zgjedhjet

Prokuroria Speciale Publike ka gjetur dëshmitarë që do të vërtetojnë se funksionarë të pushtetit i kanë ”rregulluar” zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë informacion e ka vërtetuar agjencia Meta. Deri tani dëshmitarët janë të mbrojtur dhe emrat e tyre i njohin vetëm disa prokurorë.

”PSP ka dëshmitarë që vërtetojnë se janë zgjdhjet janë të manipuluara. Këto dëshmitarë do të rrëzojnë mitin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Kemi materiale, kemi fakte të treguara nga këto dëshmitarë por për shkak të hetimit nuk do të nxjerren në publik” thotë një person i përafërt me PSP-në./Telegrafi/