Site icon Telegrafi

PSP jep mendim pozitiv që të vazhdohet shfuqizimi i paraburgimit për Marjan Efremov

Prokuroria Speciale për Makfaks theksoi se kanë dhënë mendim pozitiv që t’i vazhdohet shfuqizimi i paraburgimit Marjan Efremov, i akuzuar në rastin “Spiuni”, për shkak të kurimit të tij.

Kërkesën deri tek PSP e ka dorëzuar Këshilli Gjyqësor, ndërsa Efremov nuk është në burg prej fundit të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari i parë për aferën më të madhe të spinimit në Maqedoni, Marjan Efremov, u dënua me 15 vite burg, pasi ka spiunuar tek shërbimet e huaja.

Efremov më herët ka punuar në Agjencinë për Zbulim./Telegrafi/

Exit mobile version