Prokuroria Speciale Publike ka befasuar me informacionin e ri ku flitet për biseda të gjetura në sistem, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga PSP thonë se deri tani janë gjetur gjithësejt 66.909 fajlle të inçizimeve të përgjuara në mënyrë ilegale.
Me këtë numri i bisedave të përgjuara ka arritur në 606.555 biseda.
”Deri tani janë analizuar gjithësejt 45% (apo 272.950) e bisedave të përgjuara dhe të njejtat janë duke u ndarë nga bisedat private që nuk merren parasysh.”
PSP është duke punuar në 68 lëndë parahetimore. /Telegrafi/