Ekipi i prokurores speciale, Katica Janeva, në ditët në vijim pritet që të ketë takim pune me njërin nga operatorët celular në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime të 24Vesti konfirmojnë takimin, por nuk bëjnë të ditur se me cilin operator do të ketë takim pune. Sipas raportit të fundit gjashtëmujor të PSP-së, mendohet se Telekom Maqedonia është operatori me të cilin PSP-ja do të ketë takime pune.
Vetëm për këtë operator, Gjykata penale nuk dha urdhër kontrolli që lidhet me hetimet e lëndës ”Shënjestra”. Të dhënat jozyrtare thonë për këtë televizion se takimi do të realizohet me përfaqësuesit e jashtëm të Telekomit, pasi që ato vendorë ose refuzojnë të bashkëpunojnë, ose janë pjesë e hetimeve tjera të PSP-së./Telegrafi/