Site icon Telegrafi

PSP-ja do të dërgojë ankesë te Gjykata e Apelit për rastin ‘Treqind’

Prokuroria Speciale Publike nesër do të dorëzojë ankesë deri te Gjykata e Apelit ku do të kërkojë pranimin e bisedave të përgjuara si dëshmi në lëndën ‘Treqind’.

Kjo vjen pas vendimit të këshillit të Gjykatës Penale se bisedat e përgjuara nuk mund të jenë dëshmi për blerjen joligjore të 300 automjeteve për MPB-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë, i akuzuar është Gjoko Popovski, ndihmës i ministrit për Punë të Brendshme. Ai akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit shtetëror me rreth 450 mijë euro. Sipas akuzave të PSP-së, Popovski ka ndarë kontrata për furnizime publike për konkurues të cilët në tenderë nuk kanë ofruar kushtet më të përshtatshme ekonomike. Me këtë akuzë PSP-ja kërkoi paraburgim për Popovskin, por Gjykata Penale dhe ajo e Apelit vendosën që Popovskit ti merret vetëm pasaporta./Telegrafi/

Exit mobile version