Me publikimin e dëshmive materiale të PSP-së sot vazhdoi debati kryesor për lënën “T.N.T”. Prokurori Burim Rustemi, më shumë se një orë prezantoi marrëveshje, anekse, vendime, kërkesë për mendime dhe elaboratet lidhur me kompleksin “Kosomos”.
Rustemi me kërkesë të mbrojtjes vazhdoi me lexim në mënyrë detale të 129 dëshmive nga 684 që janë gjithsej, që janë thelbësore për këtë lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjyqtari Ognen Stavrev dha gjysmë ore pauzë ku më pastaj duhet të vazhdohet me publikimet e provave tjera.
Në Gjykatën Penale të pranishëm janë të akuzuarit ish-kryeministri Nikolla Gruevskit, ish-ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzës së PSP-së për rastin “T.N.T” të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski./Telegrafi/