Prokuroria Speciale ankohet për statusin ende të parregulluar dhe pamundësinë që parahetimet e reja t’i shndërrojnë në aktakuza, pasi që afati ligjor për këtë u skadoi më 30 qershor të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe janë hapur 136 parahetime dhe 7 hetime kundër 17 personave.
PSP-ja deri sot ka dëgjuar më shumë se gjysmë milionë biseda audio. Janë bërë 1.784 transkripte ku ka pasur indikacion për vepër të kryer penale. Është përcaktuar se më shumë se 190 mijë biseda të përgjuara janë të karakterit privat.
Janeva sqaron edhe shpenzimin e parave buxhetore për funksionimin e tyre. Megjithatë, numrat janë të përgjithshme pa detaje dhe tabela, si në sqarimet për hetime. Është përmendur se kanë paguar për këshilla nga ekspertë pa informacion se sa, Paratë janë shpenzuar edhe për avancimin profesional të prokurorëve dhe nëpunësve. Për 2017 janë shpenzuar 2,6 milionë euro ose 70 për qind të buxhetit të parashikuar. Pjesën e mbetur prej 30 për qind ose 1,1 milionë euro janë kthyer në arkën shtetërore. Për sivjet kanë në dispozicion 3,7 milionë euro, ndërsa deri sot janë shpenzuar thuajse 600 mijë.
Janeva në raportin bën të ditur se nga prokuroria e rregullt janë marrë rastet “Shkupi 2014”, “Aktor” për informacionet për larje eventuale të parave përmes ndërmarrjes që ndërton aksin Demir Kapi-Smokvicë, si dhe për regjistrimin e dështuar të pupullsisw në vitin 2011. PSP-ja shkruan edhe për aktgjykimet në rastet e tyre për 11 persona në katër lëndë.
Rasti „Talir“ për financim të mundshëm të paligjshëm të OBRM-PDUKM-së ende është në fazën hetuese. Për rastin për historinë me furgonët dhe shërbimet e huaja pritet ekstradimi i të arratisurit Goran Grujevski. Kërkesat e PSP-së për shkarkimin e tre gjykatësve për veprim joprofesional janë refuzuar. Ende presin vendimin për dy gjykatës tjerë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.