Raporti i hetimit të brendshëm në ”Telekom Maqedonia” duhet të ndihmojë në hetimet e PSP-së për përgjimet e paligjshme. Komisioni për mbikëqyrje të punës së DSK-së e ka kërkuar këtë raport, por ende nuk e ka marrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, shkak për hetimet e brendshme ishin dyshimet rreth rolit të ”Telekom Maqedonia” në aferën për përgjimet e paligjshme.
PSP-ja thotë se ende nuk është njohur me rezultatet e hetimeve të ”Magyar Telekom”. Specialja e ka kërkuar raportin dhe presin që ta kenë në duar të tyre./Telegrafi/