Prokurorët e PSP-së nesër përsëri do të dorëzojnë prova dhe argumente për kërkesën për paraburgim të biznismenit Sead Koçan, pasi të premten Gjykata e Lartë vendosi të shfuqizojë vendimet e mëhershme të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës së Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga PSP njoftuan se është paraparë takim për nesër në orën 10, ku gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale do të vendosë për kërkesën për paraburgim të Sead Koçan.
Sipas informacioneve që ka publikuar TV Telma, Koçan është kthyer në Maqedoni të premten para mesnate, përmes vendkalimit Tabanovcë, ndërsa avokati i tij kishte pohuar se Koçan ndodhet në udhëtim zyrtar./Telegrafi/