Site icon Telegrafi

PSP-ja nuk ka marrë ftesë për të qenë në mbledhjen e Komisionit për sistem politik?

Sipas portalit ”Faktor”, Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka demantuar ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PSP-ja do të vendosë më pastaj nëse do të merr pjesë, ndërkaq zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, është kategorike në qëndrimin e saj se prokurorja speciale nuk ka obligim ligjor për të qenë prezente në mbledhje.

Ajo thotë se PSP-ja është organ i pavarur dhe profesional dhe se nuk ka obligim për ta prezantuar raportin para Kuvendit, por as para Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP), duke shtuar se PSP-ja nuk ka marrë ftesë as nga KPP-ja për të qenë prezente në mbledhjen e ditës së mërkurë./Telegrafi/

Exit mobile version