Prokuroria Speciale Publike (PSP) e ka publikuar raportin e tretë të saj, që nga fillimi me punë, raport që ka të bëjë me periudhën 15 shtator, 2016 – 15 mars, 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këto gjashtë muaj, PSP-ja ka hapur shtatë raste të reja hetimore dhe 14 procedura parahetimore. Nga kjo prokurori thonë për Nova Tv se ende nuk janë dëgjuar as gjysma e materialit të përgjuar që LSDM-ja i ka dorëzuar në këtë prokurori./Telegrafi/