Site icon Telegrafi

Këto janë lëndët e reja të PSP-së (Video)

Ashtu siç u paralajmërua, Prokuroria speciale publike, e filloi konferencën për shtyp ku është duke njoftuar për lëndën e re hetimore, gjegjësisht për hetime të reja financiare që janë në fazë fillestare.

Janeva tha se janë mbledhur shumë fakte për DHP-në dhe Ministrinë e financave çështjet ligjore dhe punët e tyre, duke punuar në kundërshtim me ligjet vendeve dhe duke u mundësuar disa pesonave fizik dhe juridik të përfitojnë në kuriz të buxhetit të Maqedonisë. Në të ardhmen, sipas saj, do të vërtetohet se si janë shpërlarë para të buxhetit të shtetit dhe kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve të lartë të pushtetit, si edhe presona juridik që kanë lidhje me pushtetin.

Janeva u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me këtë Prokurori për të hetuar të gjitha krimet financiare që sipas saj ndikojnë në standardin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë.

Katica Janeva kërkon nga Kuvendi i Maqedonisë që të shqyrtohet afati i punës së PSP-së që të mundet kjo Prokurori të vazhdojë me hetimet.

Fetai bëri të ditur për hetimet për katër lëndë të reja, ndaj katër personave të ndryshëm. Lënda ”Tablla” – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore, Rexho Rushit Zajazi. I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shkolle të re, për një shumë mbi 12 milionë denarë, respektivisht 200 mijë euro.

Lënda ”300”, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencës nga një zv. ministër në MPB, për vetura zyrtare. I dyshuari, nga 2008 deri 2012 në Shkup, gjatë prokurimit publik e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Në mënyrë joligjore, ka nënshkruar marrëveshje me autosallonet Porsche, Bohemia, Avtokuqa, Kollevski, Kadis.

Lënda ”Total” – vepër që ka të bëjë me evazion fiskal, ku janë kryer nga një person juridik, si drejtues i Total Marketing DOEL, MediaMarkt, Total Media Centar DOEL. Nga dëshmitë dalin të dhëna se nga viti 2008 deri 2015 u ka ikur pagesave të tatimeve, me vlerë prej mbi 7 milionë denarë, respektivisht mbi 120 mijë euro. Në një rast tjetër, është ikur tatim prej mbi 60 mijë euro.

”Tifani” –  lënda e katërt që ka të bëjë me evazion fiskal. E dyshuara është person fizik i kompanisë SmartCentar DOEL dhe SmartGroup DOEL. Për vitet 2008-2014, e dyshuara ka tentuar t’i ikë pagesës së tatimeve dhe ka dhënë informata të rrejshme për pagesat që është dashur t’i paguaj dhe ka arritur t’i ikë pagesës prej mbi 35 mijë euro dhe mbi 15 mijë euro. Dëshmitë tregojnë se e dyshuara ka shënuar të dhëna të rrejshme për t’i ikur tatimeve të vlerës së duhur./Telegrafi/

Exit mobile version