Një ditë pasi Gjykata themelore Shkupi 1 ktheu mbrapa të dokumentacionit të PSP-së për lëndën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare, ku i dyshuar kryesor është G. G, PSP-ja i ka dorëzuar sërish të gjitha dëshmitë, të plotësuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, PSP-ja ka dorëzuar edhe kërkesë për ndrërrimin e gjykatëses, pasi që sipas tyre, ka dyshime dhe rrethana të cilat nxjerrin dyshime në punën e saj gjatë sjelljes së vendimieve dhe se emri i saj përmendet në përgjime.
Njiherit, PSP-ja njofton se në materialet e dorëzuara është sqaruar se në rastin konkret nuk është kërkuar deklasifikim të dëshmive, për shkak se deklasifikimi i materialeve të dorëzuara do të mundësonte qasje të lirë të ato dokumente./Telegrafi/