Telegrafi

PSP-ja merr në pyetje sërish Igor Spasovin për rastin e Martin Neshkovskit

Derisa pritej dalja e kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti, nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), nga aty, nën përcjellje policore, u nxorr jashtë Igor Spasov, ish-pjesëtari i njësisë speciale policore, i dënuar për vrasjen e martin Neshkovskit, transmeton Telegrafi.

PSP-ja e ka marrë nënë kompetencë këtë rast, pasi që në një pjesë të inçizimeve të publikuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëgjohet zëri i disa funksionarëve të lartë të MPB-së të cilët flasin për vrasjen e Martin Neshkovskit.

Igor Spasov ka qenë edhe më herët në bisedë te PSP-ja, ndërkaq është i dënuar me 14 vjet burg. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për risi në lidhje me këtë rast./Telegrafi/