Alsat-M bën të ditur se një ekip i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka filluar kontrollimin e dokumentacionit të kombinatit energjetik të Manastirit, përcjell Telegrfai Maqedoni.
Lëndë interesimi janë tenderët për gëryerjen, zgjyrën dhe transportin e qymyrit. Nga kombinati energjetik kanë konfirmuar se PSP-ja ka qenë në vizitë te ata dhe se janë marrë dokumentet e kërkuara nga prokurorja Janeva.
PSP-ja konfirmon gjithashtu se bëhet fjalë për një procedurë parahetimore, e cila bazohet në njërën nga bisedat e përgjuara telefonike të publikuara nga LSDM-ja./Telegrafi/