Site icon Telegrafi

PSP-ja kontrollon Kundërzbulimin e Maqedonisë nëse e keqpërdor sistemin e përgjimit

Në 24 orët e fundit, Prokuroria Speciale Publike (PSP) është futur në zyrat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), për të kryer hetime rreth aparaturave të përgjimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të prokurores speciale, Lençe Ristoska, PSP-ja është duke kontrolluar nëse ka keqpërdorim të sistemit të ri të përgjimit, që është futur zyrtarisht në përdorim në vitin 2015.

Përndryshe, PSP-ja ka siguruar dy urdhëra gjyqësorë për t’u futur në DSK, për Masa të posaçme kontrolli dhe listat për evidencë, si dhe për kontroll të sistemit kompjuterik dhe të dhënave./Telegrafi/

Exit mobile version