Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka deklaruar për javoren Fokus se me vendimin e Apelit për aktgjykimin e një të akuzuare të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në lëndën “Fortesa 2”, faktikisht vërtetohet situata dhe teoria e aktakuzës që e përfaqëson PSP-ja.
Kjo përgjigje vjen pas shfuqizimit të aktgjykimit për Goran Grujevskit, i arratisur nga drejtësia e Maqedonisë.
Shfuqizimi është bërë për shkaqe teknike ose gabime, por jo për shkak të lëshimeve thelbësore. Grujevski do të gjykohet nga e para./Telegrafi/