Prona dhe tre xhirollogaritë e firmës ”Transmet” janë ngrirë, vërtetojnë nga PSP-ja për Makfaks. Por, xhirollogaria e Tv Nova nuk është nrirë, e as të personave fizik, ndërkaq nuk mund të tjetërsohen prona dhe zyrat e televizionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të gjitha këto janë pronë e Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe që nuk është gjetur deri tani.
Koçan është i përfshirë në lëndën e PSP-së, ”Trust” dhe dyshohet se ka përfituar nga ELEM, mbi 17 milionë euro, duke falsifikuar dokumente për të përfituar tendera./Telegrafi/