Site icon Telegrafi

PSP-ja konfirmon gjetje materialesh në bastisjen e djeshme në Batincë

????????????????????????????????????

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka shpalosur detaje për agjencinë e lajmeve ”Meta” rreth kërkesës së tyre për bastisjen e bërë dje në fshatin Batincë të Shkupit, ku nuk është arrestuar asnjë person, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe janë marrë materiale të cilat mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën për lëndën ”Titanik”, ku të dyshuar janë disa funksionerë shtetërorë, paraburgimi i të cilëve nuk u pranua nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Këto burime të agjencisë ”Meta” nuk bëjnë të ditur personin, në shtëpinë e të cilit janë gjetur këto dëshmi të mundshme, megjithatë deri tani askush nuk i ka demantuar shpekulimet se kontrolli është kryer në shtëpinë e Munir Pepiq, i punësuar në stacionin policor Qendër./Telegrafi/

Exit mobile version