Site icon Telegrafi

PSP-ja kërkon tërheqjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka dorëzuar kërkesë për tërheqjen e kryetarit të Gjykatës së lartë, Jovo Vangellovski, për shkak se, sipas PSP-së, Vangellovski është përmendur në përgjime, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vangellovski është përmendur në periudhën kur e ka kryer funksionin e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

PSP-ja bën të ditur se në pajtim me udhëzimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, paanësia e gjykatës është njëra nga garancat kyçe të së drejtës, të gjykimit të drejtë. Prandaj, sipas PSP-së, çdo anësim i dyshuar duhet të hiqet.

Përndryshe, kjo kërkesë e PSP-së vjen pas tentimit për shfuqizimin e paraburgimit të Sead Koçanit, i dyshuar në lëndën ”Trust”./Telegrafi/

Exit mobile version