Telegrafi

PSP-ja kërkon ndërrimin e gjykatëses në rastin ”Arka”

Gjykata themelore Shkupi 1 bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar ndërrimin e gjykatëses së procedurës paraprake të rastit ”Arka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i kësaj gjykate duhet që brenda tre ditësh të vendosë për këtë kërkesë të PSP-së, që është kërkesa e tretë me radhë, që sipas Gjykatës themelore Shkupi 1, paraqet precedent të një prokurorie publike, pasi që deri tani nuk është bërë ndonjë kërkesë e këtillë.

Prandaj, kjo gjykatë konsideron se PSP-ja ndikon në zhagitjen e procedurave që vetë i inicojnë në këtë gjykatë. Deri në fund të ditës, në këtë gjykatë duhet të paraqiten katër të dyshuar të rastit ”Arka”./Telegrafi/