Telegrafi

PSP-ja kërkon marrjen e pasaportave për të dyshuarit e lëndës ”TNT”

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar që t’i merret pasaporta inspektores së komunës së Gazi Babës, Elisaveta Najdovska, e cila është e dyshuara e parë në rastin ”TNT”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, PSP-ja ka kërkuar edhe paraqitjen e saj në Gjykatën Penale, me qëllim të mos largimit të saj nga vendi, ndërkaq masa të ngjashme janë kërkuar edhe për tre të dyshuarit tjerë, anëtarë të komisionit për prokurim në këtë komunë.

Ky rast ka të bëjë me dhënien e vendimit për rënimin e paligjshëm të objektit ”Kosmos”./Telegrafi/