Site icon Telegrafi

PSP-ja ka nisur hetime për zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Ohër

Tv Telma bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike (PSP) është duke i hetuar ndodhitë rreth zgjedhjeve lokale në Ohër në vitin 2013, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këto hetime, në ditët e kaluara, PSP-ja ka marrë në pyetje persona të përfshirë në procesin zgjedhor, ndër të cilët edhe ish-funksionarë lokal, të cilët i kanë vërtetuar këto informacione të Tv Telmës.

Arsyeja e këtyre hetimeve është materiali i përgjuar që u publikua nga opozita, që lidhet me zgjedhjet e fundit lokale në Ohër, ku kryetari i tanishëm Bakçareski i VMRO-DPMNE-së, arriti që të mund ish-kreytarin Petreski nga LSDM-ja me 8000 vota dallim.

Në lidhje me këtë rast, LSDM-ja akuzoi se institucionet shtetërore u keqpërdorën gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 për interesa të VMRO-DPMNE-së, ndërkaq VMRO-DPMNE i konsideron si praktikë mjaft e njohur e LSDM-së për të nxitur shpërqëndrim te banorët lokal të Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version