Site icon Telegrafi

PSP-ja është duke punuar (Cicërimë)

????????????????????????????????????

Vendimi i fundit i kryetarit Gjorge Ivanov për të falur politikanët të cilët janë nën hetime, ka shkaktuar reagime të ashpra, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, ndërkaq duket se më e goditur nga ky vendim është Prokuroria Speciale Publike (PSP), e cila ka hapur disa lëndë hetimore, si lënda ”Titanik”, apo edhe ”Fortesa”, ku të dyshuar janë edhe ish-funksionarë të lartë shtetëror, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në një deklaratë për agjencinë META, nga PSP-ja thanë se janë në pritje të marrjes në duar të tyre të vendimit të plotë të kryetarit Ivanov, që më pastaj të deklarohen zyrtarisht.

Ndërkaq, në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, PSP-ja bën të ditur se është duke punuar. Gjithashtu, me këtë ”cicërimë”, PSP-ja njofton se nesër do të dalin para gazetarëve në konferencë shtypi, në ora 13 e 30./Telegrafi/

Exit mobile version