Site icon Telegrafi

PSP-ja dyshon se ka ‘informatorë’ në gjykatat e Maqedonisë (Video)

Prokuroria Speciale Publike  ka qëndruar për rreth 5 orë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të marrë të gjitha të dhënat nga sistemi kompjuterik për sistemimin e lëndëve .

“Me urdhër gjyqësor, PSP-ja ka kryer bastisje personale te personi Vlladimir Pançevski dhe me urdhër tjetër nga Gjykata i ka marrë të gjitha të dhënat nga sistemi kompjuterik për sistemimin e lëndëve në Gjykatën Themelore Shkupi 1″, deklaroi prokurorja speciale publike, Katica Janeva .

Sipas informatave të pa vërtetuara, ish kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski dhe disa të punësuar tjerë në gjykatë kanë qenë pjesë e aksioneve joligjore gjatë punës së Prokurorisë Speciale Publike, ku nëpërmjet mediave të caktuara kanë informuar publikun për veprimet sekrete të PSP-së gjatë procedurave parahetimore./Telegrafi/

Exit mobile version