Alsat-M bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar dy parashtresa në Këshillin për Verifikimin e Fakteve, ndaj gjyqtarëve Tatjana Mihajllova dhe Elena Ilevska Josifoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me parashtresat kërkohet të hetohet puna e gjykatëseve në aspektin e kryerjes së funksionit në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Gjykatësja Josifoviq paraqitet në rastin “Thesari” në procedurë parahetimore, ndërsa ish-ushtruesja e detyrës kryetarja e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova, menaxhon me rastin për të ashtuquajturat “shuplakat e porositura” në komunën Qendër, ku i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/