Site icon Telegrafi

PSP-ja dorëzon kërkesa në Gjykatën penale të Shkupit (Video)

Në kuadër të hetimeve për lëndën ”Shënjestra”, Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar disa urdhëra gjyqësorë, por nuk bëhet e ditur se për kë janë kërkuar këto urdhëra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kërkesat janë dorëzuar me qëllim që të hetohen të gjitha rrethanat që kanë rëndësi për hetimin. Nuk mund të saktësojmë se çfarë përmbajnë kërkesat dhe me kë kanë të bëjnë,” thonë nga kjo prokurori për Alsat-M.

PSP-ja nuk është përgjiur në pyetjen se kur pritet që të merren këto vendime./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jTsGLuEfsKA

Exit mobile version