Prokuroria Speciale Publike (PSP) në gjykatë ka dorëzuar 33 “bomba” të reja për rastin “Lëndina”, në të cilën i akuzuar është gazetar Dragan Pavlloviq-Llatas.
Mbrojtja e të akuzuarit reagoi ndaj dëshmive të reja të PSP-së, pasi sipas tyre, në këtë fazë PSP-ja nuk ka të drejtë të dorëzojë dëshmi të reja.
Prokurorja Elizabeta Josifovska tha se “bombat” e reja janë dorëzuar si replikë ndaj dëshmive të palës mbrojtëse. Gjykatësja Marija Klletniçka i pranoi dëshmitë e reja të PSP-së, të cilat do të dëgjohen më 21 maj.
Ndryshe, përveç Llatasit në rastin “Lëndina” të akuzuar janë edhe vllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan Pavlloviq.
Sipas aktakuzës së PSP-së, tre të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza pa leje në Komunën e Zelenikovës./Telegrafi/