Njoftimi më i ri nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) thotë se është dorëzuar ankesa ndaj vendimit të Këshillit gjyqësor me të cilën është ndryshuar vendimi i gjykatësitë të procedurës së mëparshme për të dyshuarin e parë në lëndën ”Fortesa”, nga paraburgimi në burg shtëpiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas PSP-së, ekzistojnë rrethana që tregojnë domosdoshmërinë e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë, Goran Grujoski, dhe se arsyeja e përcaktimit për masë paraburgimi nuk mund të arrihet me një masë më të butë./Telegerafi/